Instagrami i reperit të famshëm në botë, vërshohet nga flamujt shqiptarë

Instagrami i reperit të famshëm në botë, vërshohet nga flamujt shqiptarë

NULL NULL
1 javë më parë

Mbrëmë, Noizy kërkoi nga ndjekësit e tij në Instagram, 100 mijë komente nëse duan të publikohet kënga e re e tij që quhet “Një herë e mirë”.

Ky projekt i paralajmëruar javë më parë nga reperi shqiptar, është diss për shumë artistë, të paktën kështu ka thënë vet ai kur zbuloi lajmin.

Kanë mjaftuar vetëm disa minuta që fansat e tij të zjarrtë të përfundojnë me sukses kushtin e Noizyt për të lansuar këngën e cila po pritet orë e çast nga ata. Më shumë se 100 mijë komente janë dërguar poshtë postimit përmes së cilit reperi lajmëroi këngën.

Së fundmi, Noizy kërkoi edhe diçka tjetër nga adhuruesit e tij. Ai shpërndau postimin e reperit të njohur në botë, Lil Pump duke iu thënë të dërgojnë shumë komente me flamurin shqiptar në mënyrë që të dyja këngët të dalin në të njëjtën kohë, njofton Klan Kosova.

Sërish fansat plotësuan dëshirën e Noizyt dhe nëse hyni tek video e Lil Pump, mund të shihni mijëra komente me flamurin shqiptar.