Inspektorët e AUV-it s’i ndalin kontrollet ndaj lokaleve për duhan (FOTO) NULL NULL 22.03.2023 19:37 22.03.2023 19:37 Inspektorët e AUV-it, kontrolle për ligjin anti-duhan Janë bërë gati një javë që kur ministri i Bujqësisë, Faton Peci, njoftoi se ndaj pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura publike do të ketë zero tolerancë. Në një postim në Facebook, ministri Peci pati thënë se ka kërkuar nga Agjencia e Ushqimit dhe e Veterinës (AUV) masa rigoroze kundrejt zbatimit të Ligjit për Kontrollin e Duhanit si dhe shtim të aktivitetit të inspektorëve sanitarë në terren. “Nga sot, zero tolerancë ndaj duhanit në ambiente të mbyllura, hapësira publike, të punës, në hapësira të transportit publik dhe në çdo hapësirë tjetër që përcaktohet me Ligjin Nr. 04/L-156 për kontrollin e duhanit”, thoshte kreu i dikasterit të Bujqësisë. E si duket, kërkesa e tij po gjen zbatim pasi tashmë shumë lokale të gastronomisë në kryeqytet, por edhe nëpër qytete tjera të vendit, e kanë ndaluar duhanin në ambiente të mbyllura. Inspektorët e AUV-it po shihen shpesh në terren, siç janë parë edhe sonte. Në redaksinë e Klankosova.tv, qytetarët kanë dërguar pamje gjatë një aksioni të inspektorëve të AUV-it në një prej lokaleve në qendër të Prishtinës. Madje, ky lokal thuhet se është hera e tretë që kontrollohet nga të njëjtit, por që kësaj radhe ata nuk kanë hasur në parregullsi pasi pronarët veçse e kishin ndaluar pirjen e duhanit brenda lokalit të tyre. Ministri Peci, një postim të djeshëm në rrjete sociale, tha se nga data 16 deri janë realizuar 683 inspektime nga të cilat tha se janë hasur në 149 raste të shkeljes se ligjit, për të cilat raste kanë pasuar gjobat. Qytetarët po e mirëpresin këtë vendim për zbatim të ligjit anti-duhan nëpër ambiente të mbyllura publike. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 2 orë më parë