Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Inspektorati policor, sindikatës: Pika 1 dhe Pika 2, ndër operacionet më të suksesshme kundër korrupsionit

NULL NULL
09.08.2022 18:42

Inspektorati Policor i Kosovës duke ju referuar komunikatës për medie që ka lëshuar sot në orët e pasdites Sindikata e Policisë, deklaron se Operacioni Pika 1 dhe Pika 2 është një ndër operacionet më të suksesshme të realizuara në luftimin e korrupsionit.

Sipas Inspektoratit, të gjitha veprimet në kuadër të këtij hetimi janë ndërmarrë sipas udhëzimeve dhe në koordinim  të plotë të Prokurorisë së Shtetit, duke përfshirë edhe arrestimet e secilit prej tyre, njofton Klan Kosova.

“Sigurisht që për këtë rast ka prova dhe të njëjtat  janë dorëzuar në Prokurorinë Speciale, ashtu siç e parasheh Kodi i Procedurës Penale. Sidoqoftë provat nuk  mund tua prezantojmë Sindikatës së Policisë”.

“Shumica e veprimeve inkriminuese të zyrtarëve policorë të dyshuar në këtë rast janë të dëshmuara më zë dhe figurë. Është kompetencë e prokurorit të vlerësoj dhe vendos më tutje vazhdimin e procedurave penale për secilin prej të dyshuarve në këtë rast”.

“IPK siç parashihet edhe me Kodin e Procedurës Penale u ka dhënë mundësinë dhe të gjithë të dyshuarit në këtë rast janë mbrojtur dhe mbrohen nga avokatet e tyre sipas procedurës”.

“Ne kemi qenë dhe jemi të shqetësuar për nivelin e korrupsionit në Polici dhe do të shtojmë intensitetin e luftës ndaj këtij fenomeni që minon besimin në policinë tonë. Besojmë fuqishëm që edhe Policia e Kosovës e ka këtë synim dhe e mbështet IPK-në siç e ka bërë deri tani në këtë mision të rëndësishëm për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës”.

“Duke i falënderuar të gjithë qytetarët për bashkëpunim, IPK beson se fuqizimi i integritetit policor është mision i përbashkët dhe duhet të përkrahet nga të gjithë”.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Zeqiri paralajmëron padi ndaj atyre që arrestuan policët pa pasur prova (VIDEO)

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.