Inspektorati në Malishevë ndërpret punimet e ndërtimeve pa leje - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Inspektorati në Malishevë ndërpret punimet e ndërtimeve pa leje

NULL NULL
18/03/2018

Inspektorati Komunal i Malishevës, sot ka ndërprerë punimet e një ndërtimi në zonën e qytetit, pasi pronari i këtij ndërtimi nuk ishte i pajisur me leje për ndërtim.

Sipas drejtorit të Drejtorisë së Inspektoratit, Dibran Kastrati, në asnjë rast nuk do të lejohen ndërtimet pa pajisje me leje ndërtimi dhe ju ka bërë thirrje qytetarëve, që të respektojnë ligjet dhe rregulloret në fuqi, për ndërtime të objekteve.

“Edhe pse sot është ditë e diel, ne si inspektorat nuk do të ndalemi së inspektuari të gjitha fushat që i kemi përgjegjësi”, ka thënë drejtori Kastrati. “Punimet në këtë vend, pronari i ka filluar dhe po i zhvillonte pa leje, edhe pse paraprakisht  inspektorët e kanë paralajmëruar që të mos ndërtonte pa leje”, ka sqaruar Kastrati, përcjell Klan Kosova.

Ai ka thënë se ndërtimet pa leje, pronarët kryesisht i zhvillojnë ditëve të vikendit, duke u munduar që të jenë larg syve të inspektorëve.

Megjithatë, ai ka bërë apel te qytetarët që të mos bëjnë investime në ndërtimet e tyre, pa u pajisur me leje ndërtimi, pasi kjo është e kundërligjshme dhe më së shumti dëmtohen vet pronarët e ndërtimeve.