Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Inspektorati i largon nga tregu katër produkte “të rrezikshme për përdoruesit”

NULL NULL
14.03.2023 15:26

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Inspektoratit të Tregut ka njoftuar se ka larguar nga tregu katër produkte të cilat vlerësohet se paraqesin “rrezik serioz për përdoruesit”.

Sipas MINT, identifikimi i produkteve të pasigurta ka ardhur si rezultat i mbikëqyrjes së tregut të brendshëm dhe konstatimit që të njëjtit nuk plotësojnë kriteret themelore të sigurisë së produkteve, njofton Klan Kosova.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e konsumatorëve nga të gjitha produktet e pasigurta në treg, me këtë rast ftojmë qytetarët-konsumatorë që të jenë të vëmendshëm gjatë blerjeve, dhe për çdo shkelje të të drejtave të konsumatorit, të vazhdojnë të adresojnë ankesat/njoftimet në Inspektoratin e Tregut, përmes Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit në Ministri të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë”.

 

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.