19:19, 2 Dhjetor 2019

Në qarkun e Durrësit janë inspektuar 469 objekte nga të cilat 180 janë të pabanueshme.

Në një deklaratë për mediat, zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda bëri publike shifrat, duke theksuar se janë prishur në total 15 objekte të shkatërruara, 8 objekte në qytetin e Thumanës dhe 7 objekte në Durrës.

Bashkia Durrës – 378 Objekte të inspektuara, 150 të pabanueshme, 21 për tu prishur;

Bashkia Krujë – 46 Objekte të inspektuara, 5 të pabanueshme, asnjë për t’u prishur;

Bashkia Shijak – 45 Objekte të inspektuara, 25 të pabanueshme, asnjë për t’u prishur;

Në rang qarku, 469 objekte të inspektuara

Vazhdon shembja e banesave të shkatërruara nga tërmeti në bashkinë Durrës, mbi bazën e vendimeve të këshillit bashkiak, sipas vlerësimit teknik zyrtar të ekspertëve. Deri më sot, ora 18:30, janë prishur 15 objekte të shkatërruara, 8 objekte në qytetin e Thumanës dhe 7 objekte në Durrës.

Aktualisht, në Durrës vijon aksioni dhe po punohet në 8 objekte.

RENDI DHE SIGURIA

Theksojmë se për përballimin e situatës nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës të mbështetura me shërbime shtesë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit me FLO, efektiva të rendit, efektiva të policisë rrugore strukturat janë në gadishmëri dhe me angazhim maksimal.

Mbi 800 punonjës policie në terren që monitorojnë situatën e rendit, mbështesin grupet e inspektimit në territor, mbështesin grupet IMT që janë duke vepruar për prishjen e objekteve që rrezikojnë , ruajtjen e pallateve që kanë rrezik të lartë për banorët, sigurojnë qendrat e akomodimit në hotele, sigurojnë qendrat e grumbullimit dhe shpërndarjes së ndihmave, mbështetjen e grupeve të verifikimit në terren, ruajtjen e rendit dhe parandalimin e çdo ngjarje që cënon liritë, pronën dhe jetën qytetarëve.

SHËNDETËSIA

Sa i takon shërbimit shëndetësor tani është i përqendruar në qendrat 24-orëshe afër zonave të prekura dhe ekipet në terren në hotelet ku janë banorët.

1990 vizita dhe trajtime mjekësore në hotele ku janë vendosur banorët e mbetur pa strehë si pasojë e tërmetit

376 të sëmurë kronikë të evidentuar në hotele kanë marrë trajtimin e nevojshëm

Në pikat e emergjencës ka nisur vaksinimi kundër gripit për të sëmurët kronikë, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët deri në 5 vjeç, për t’i mbrojtur nga viruset stinore.

3100 vizita dhe trajtime mjekësore në qendrat shëndetësore 24/7 pranë zonave të prekura nga tërmeti

1500 fëmijë po marrin shërbim psiko-social

300 psikologë dhe punonjës sociale po japin trajtim psikosocial

SIGURIA USHQIMORE

Për ndjekjen e situatës dhe pasojave të tërmetit, AKU-ja është angazhuar në përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, me qëllim kryesor sigurimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve.

Janë vendosur trupat inspektuese pranë qëndrave të grumbullimit të produkteve ushqimore të cilët kontrollojnë çdo produkt ushqimor, ndërkohë që inspektorët kontrollojnë dhe monitorojnë 24/24 orë këto vendgrumbullime.

Për monitorimin nga Autoritetit Kombëtar të Ushqimit janë angazhuar në total 80 inspektorë, duke monitoruar rreth 60 vendgrumbullime të produkteve ushqimore të cilët kanë kryer rreth 240 inspektime të ndara sipas një grafiku në grupe, sipas zonave dhe turneve.

Për zonën e Durrësit janë monitoruar:

Kompleksi Goga Basket
Shkolla e mesme “Leonik Tomeo”
Magazinat e rezervave të shtetit
Për zonën e Shijakut janë monitoruar:

Shkolla “Petrit Llaftiu”
Arena Shijak,
Zjarrëfiksja Shijak
Për zonën e Sukthit janë monitoruar:

Pallati i Kulturës Sukth
Vendgrumbullimi Manëz
Për zonën e Krujës janë monitoruar:

Palestrën e shkollës “Ramazan Jangozi”
Nikel
Bubq
Fusha e sportit, Fushë-Krujë
Për zonën e Tiranës janë monitoruar:

Magazinat e Komandës Mbështetëse të Logjistikës (Reparti 4001/4002).
Magazinat e Rezervave të Shtetit nr. 8 në Lundër
Shkolla 9 – vjeҫare Lundër
Njësia e Emergjencave Civile të Bashkisë Tiranë me adresë Lundër
Për zonën e Vorës janë monitoruar:

Hotel Kontinental
Shkolla 9 – vjeҫare Marqinet
Qendra Kulturore e Bashkisë Vorë
Për zonën e Kamzës janë monitoruar:

Qendra Kulturore Kamëz
Stadiumi i Kamzës
Për zonën e Golemit janë monitoruar:

Kompleksi Diamma
FAFA Resort
Resorti Bonita
Kolaveri
ALER Group
Prestige Hotel and Resort/oranews

Konkurs Pune

Lexo më shumë