17:16, 1 Prill 2020

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka bërë të ditur se inspektorët komunalë po bëjnë inspektime të vazhdueshme në terren, në biznese, për të parë nga afër zbatimin e urdhëresave dhe vendimeve të institucioneve si masa për parandalimin e shpërndarjes së virusit.

“Me orar të zgjatur e me rotacion, ekipet e Inspekcionit po e mbulojnë gjithë territorin e Kryeqytetit. Janë në gjendje gatishmërie për të vepruar në çdo kohë, në çdo situatë, brenda kompetencave që kanë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ai iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të rrinë në shtëpi dhe të mos bëjnë dalje që nuk janë të domosdoshme.

“Iu bëjmë thirrje që të qëndroni në shtëpi, e të mos dilni pa e patur të domosdoshme. Çdo lëvizje, me kujdes të shtuar! Kësisoj ruajmë energjinë e ekipeve mjekësore, forcave të rendit, inspektorëve, dhe të gjitha ekipeve që merren me menaxhimin e kësaj situate. Për veten, familjen dhe miqt, #rriNshpi!”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë