INPO me kritika për Kuvendin e Ferizajt   - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

INPO me kritika për Kuvendin e Ferizajt  

NULL NULL
06/08/2015

Organizata Jo qeveritare Iniciativa për Progres – INPO, që monitoron punën e Komunës së Ferizajt, ka reaguar ndaj gjuhës sipas tyre, jo të rregullt dhe jo parlamentare të përdorur nga asambleistët e Kuvendit të Komunës në mbledhjen e VI-të.

Kjo organizatë iu është referuar edhe punës së ekzekutivit të komunës, duke e konsideruar si joprofesionale dhe të papërgjegjshme, në hartimin e dokumentacionit përcjellës për rendin e punës në asamble.

“Seancat e Kuvendit të Komunës në Ferizaj janë shndërruar në përplasje verbale dhe arenë e debateve jokonstuktive dhe jopërmbajtësore në mes të kryesuesit të Kuvendit, anëtarëve të Kuvendit dhe Ekzekutivit, duke anashkaluar në tërësi misionin e këtij Kuvendi. Përplasjet mes pozitës dhe partive opozitare në vazhdimin e seancës së 4 Gushit, INPO i konsideron të panevojshme, destruktive dhe jashtë çdo standardi të profesionalizmit dhe etikës së punës”, thuhet në komunikatë.