INPO kundër shtimit të drejtorive në Ferizaj NULL NULL 16.05.2015 12:54 16.05.2015 12:54 Ditëve të fundit, një grup i organizatave jo-qeveritare, grupime të të rinjve dhe disa Forume Politike rinore të partive politike në Komunën e Ferizajt kanë dalë me propozimin për themelimin e Drejtorisë për Rini, e cila do të funksiononte si drejtori e ndarë nga ajo e tanishmja, pra Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport. Organizata INPO me këtë rast kundërshton idenë e krijimit të kësaj drejtorie. INPO vlerëson se zgjidhja e problemeve që përballen të rinjtë e Komunës së Ferizajt duhet të bëhet brenda institucioneve dhe resoreve të përcaktuara me Statutin aktual të Komunës, më konkretisht brenda Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport Themelimi i Drejtorisë për Rini do të shërbejë si një vegël shtesë për pushtetin e tanishëm dhe ato të ardhshme për të rritur prezencën politike të njerzve të afërt me këto parti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë