Iniesta: Xavi është brilant - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Iniesta: Xavi është brilant

NULL NULL
20/05/2015
Mesfushori kreativ, shpesh i cilësuar si truri prapa Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, Xavi, do të lë blaugranët. Bashkëlojtari i tij, Andres Iniesta e quan atë, të jashtëzakonshëm, të papërshkrueshëm.

Andres Iniesta mendon se nuk ka fjalë që e përshkruajnë bashkëlojtarin e tij, Xavi.

Spanjolli ka fituar tetë La Liga, tre Champions League, dy European Championships dhe Ëorld Cup, gjatë karrierës së tij brilante tek Barcelona.

Xavi mendon ta kumtojë lajmin e largimit të enjten, pas finales në Copa del Rey.

Kështu, Iniesta që ka luajtur kaq e kaq vite me ‘magjistarin e mesfushës’, e quan privilegj kolegialitetin me të.

“Ai është i papërshkrueshëm. Statistikat, vitet, eleganca dhe mënyra se si ai i kombinon këto është e jashtëzakonshme”.

“Ai është unik. Ka kaq kohë që është jetik për Barcelonën dhe Spanjën. Ka qenë kënaqësi dhe privilegj të luajturit përkrah tij”.