Inicohet peticion për ndërtim të mbikalimit në Veternik pas aksidentimit të nënës me fëmijë

Inicohet peticion për ndërtim të mbikalimit në Veternik pas aksidentimit të nënës me fëmijë

NULL NULL
5 days më parë

Ka nisur një peticion me kërkesën për ndërtim të një mbikalimi në Veternik me arsyen se në atë vend ka një frekuentim të madh të qytetarëve dhe se në mungesë të tij po shkaktohen edhe aksidente.

Peticioni drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës është iniciuar nga Florian Gashi, i cili tha se u gjend në atë vend kur disa këmbësorë u aksidentuar, njofton Klan Kosova.

“Fatkeqësisht dje kam qëlluar në vend të ngjarjes kur një veturë është aksidentua me disa njerëz që ishin duke kaluar rrugën në Veternik. Ka qene tmerr me i pa të dy anët e aksidentit, si nanen me fëmijë, si viktimën e po ashtu edhe shoferen e pafajshme e të traumatizuar. Shpesh e kam ngrit zërin për ndërtimin e një mbikalimi mes Albi Mall dhe kolegjit Heimerer ku numri i njerëzve që kalojnë rrugën është shumë i madh. Edhe sa aksidente duhet me ndodh që dikush me reagu?”, ka shkruar Gashi.

Dy këmbësorë janë goditur të hënën nga vetura duke marrë lëndime trupore.

Të lënduarit mes vete janë nënë dhe bir, të cilët janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

U goditën nga vetura në Veternik, djali lirohet nga spitali – nëna në gjendje të rëndë