Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Iniciohet rast ndaj personit që tentoi t’i korruptonte policët kufitarë me 10 euro

NULL NULL
21.11.2023 18:00
Policia e Kosoves

Policia ka inicuar një rast në procedurë të rregullt të “Dhënies së ryshfetit”, ndaj një personit.

I dyshuari sot rreth orës 12:00, në pikën e kalimit kufitar në Jarinjë kishte tentuar që t’i korruptonte zyrtarët.

Ai brenda lejes së qarkullimit kishte vendosur një kartmonedhë prej 10 eurosh.

Ngjarja ka ndodhur pasi zyrtarët policorë kishin kontrolluar një kamionetë të tipit “Iveco”, me targa të Kosovës, e cila po transportonte vetura me targa të huaja.

“Me ç’rast edhe kartëmonedha është sekuestruar për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës përcjell Klankosova.tv

Iveco, korrupsion Jarinje

10 euro

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.