Informatori që paralajmëroi vrasjen e Dick Marty, është nga Kosova, thotë një hetim i mediumit zviceran NULL NULL 14.08.2022 22:29 14.08.2022 22:29 Një program i një mediumi zviceran, ka zbuluar personin i cili ka paralajmëruar Zyrën Federale të Policisë (FedPol) se disa individë, kishin plane për të vrarë ish-raportuesin e KE-së, Dick Marty. ”Burri është rreth të pesëdhjetave, ka lindur në Kosovë. Ai punoi për shërbimet e inteligjencës jugosllave në vitet 1990 para se të bëhej një agjent i dyfishtë, një “mi” në zhargonin e kriminelëve”, specifikon mes tjerash mediumi, përcjell Klankosova.tv. Sipas hetimit të tyre, FedPol ka bërë një gabim kur detyroi informatorin e këtij rasti, të strehohej në Zvicër. ”Është e qartë se ai depërton në qarqet e krimit të organizuar dhe ia shet informacionin e tij policisë dhe shërbimeve të inteligjencës. Ai konsiderohet një burim shumë i besueshëm”. Ai nuk ishte agjent vetëm i shërbimit inteligjent të Jugosllavisë por ai kishte punuar dhe me disa shërbime evropiane, veçanërisht ato belge, gjermane dhe zvicerane për 3 dekada, sipas RTS-së. ”Ky njeri mësoi për ekzistencën e një komploti kundër ish-prokurorit dhe këshilltarit të shteteve të Ticinos, Dick Marty, në vjeshtën e vitit 2020, ndërsa ai ishte duke hetuar për gjermanët mes Serbisë dhe Kosovës”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Zëvendësministri Ahmeti takohet me Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë, flasin për thellimin e bashkëpunimit 16 minuta më parë
Kosova Bulliqi e liron nga detyra drejtorin e DKRS-së, thotë se Balaj do të vazhdojë me angazhime të tjera 23 minuta më parë