Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Infomacione të rëndësishme për tifozët “Kuq e Zi” që do të ndjekin në stadium lojën Shqipëria – Spanja

NULL NULL
24.06.2024 12:01

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e tretë dhe të fundit në grupin B të Kampionatit Europian ndaj Spanjës.

Kjo lojë do të jetë vendimtare për “Kuqezinjtë”, që do të kërkojnë kualifikimin për në raundin e 1/16-ave.

Ndeshja do të zhvillohet në Dusseldorf, ku do të ketë një prani të madhe të tifozëve shqiptarë për një rezultat historik.

Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit, ka dhënë informacione të rëndësishme.

Në njoftim thuhet se “Dyert për tifozët në stadiumin e Dusseldorfit do të hapen tri orë para nisjes së ndeshjes dhe procedura e hyrjes do të jetë e njëjtë”.

Biletat e ndeshjes ndodhen vetëm në aplikacionin “UEFA Mobile Tickets”.

Kodi QR i biletës do të shfaqet pak përpara hapjes së dyerve të stadiumit.

Biletat tuaja do të kontrollohen nga stafi i stadiumit në vend kontrollin e biletave, skanojeni biletën dhe drejtohuni për në vendin tuaj.

Të gjithë tifozët që do të ndjekin ndeshjen nga stadiumi duhet të respektojnë rregullat e përcaktuara nga UEFA.

Për të parandaluar çdo lloj problemi dhe penalizimi të gjithë tifozët duhet të shmangin ndezjen e flakadanëve gjatë ndeshjes, hedhjen e sendeve në fushë, transmetimin e mesazheve me natyrë jo sportive (politike, etnike, etj) si edhe ndërprerjen e ndeshjes.

Për ju që nuk keni bileta, mund të shijoni ndeshjen në tre Fan Zonat e dedikuara për tifozët në Dyseldorf; Fan Zone Burgplatz, Fan Zone Schauspielhaus dhe Public Viewing Rheinufer.

Për të marrë informacione më të detajuara drejtohuni në fshf.org në seksionin Euro 2024.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme