Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Info Magazine: Kosova, senzacioni evropian në futboll

NULL NULL
12.10.2018 16:42

Kosova mposhti Maltën me rezultat 3 me 1, mbrëmë, në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo fitore bëri që në grupin 3, Kosova të renditet në vendin e parë me dy fitore dhe një barazim, ndërsa Malta mbetet e fundit me vetëm një pikë.

Futbollistët kosovarë treguan një lojë shumë të mirë, por a janë ata vërtetë një senzacion evropian në futboll?

Këtë përgjigje dhe shumë më tepër lidhur me këtë temë do të mund të kuptoni sot në Info Magazine të Klan Kosovës.

Në studio të ftuar janë dy trajnerë kosovarë shumë të njohur, Afrim Tovërlani dhe Arbnor Morina.

Ndiqeni Info Magazine, në Klan Kosova, me fillim nga ora 17:30. Mos e humbisni!

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.