Info Magazine: Koci: Specialja diskriminuese - Epilogu i saj i mirë për Kosovën - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Info Magazine: Koci: Specialja diskriminuese – Epilogu i saj i mirë për Kosovën

NULL NULL
06/08/2015

I ftuar në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ishte avokati Arianit Koci.

Me avokatin Koci u diskutua Rasti Drenica, themelimi e Gjykatës Speciale, mënyra e funksionimit të kësaj gjykate dhe tema tjera aktuale të lidhura me fushën e drejtësisë.

Koci, duke folur për Rastin Drenica dhe dënimin në shkallën e parë të klientit të tij, Sami Lushtakut, theksoi se e ka dorëzuar ankesën në shkallën e dytë në rastin Lushtaku dhe pret një përgjigje pozitive edhe pse ai ka shumë ankesa në mënyrën e argumentimit dhe funksionimit nga ana e gjykatës në tërësinë e rastit të klientit të tij, i dënuar në shkallë të parë për krime luftë.

“Unë sot e kam shpallur ankesën, jam dëshpëruar me nivelin profesional dhe argumentimin. Zoti Lushtaku është dënuar në bazë të dëshmisë të dëshmitarit të mbrojtur pa asnjë provë dhe ka diskrepancë në mes deklaratës te prokurori dhe te gjykatësi”

“Zoti Lushtaku është i dënuar vetëm në shkallë të parë, nëse ky aktgjykim vërtetohet krijohet një precedent i ri dhe secili me një deklaratë mund të dënohet dhe të inkriminohet.” transmeton Klan Kosova.

“Dëshmitari përmend një person që nuk ka emër dhe nuk i dihet as kufoma. “

“Ankesën e kam dorëzuar, kam shpresë që ankesën time gjykata do ta shqyrtoj përndryshe do të krijohet një situatë e rrezikshme juridike. “

Koci nuk i komentoi listat e të akuzuarve potencial nga Gjykata Speciale të publikuara nga gazetari Milaim Zeka dhe deklaroi se ai nuk ka ndonjë listë, por sipas tij listat janë “top secret”.

“Unë nuk e kam një listë, unë besoj që listat janë “top secret”, mund t’i ketë dikush listat unë nuk i kam”.

“Nuk e di arsyen pse dalin listat, nuk dua të merrem me situata dhe emra për të cilat unë nuk kam njohuri.”

Avokati i cili është pjesë e mbrojtjes së Sami Lushtakut, ish komandant i zonës operative të Drenicës deklaroi se Kosova është dashur vetë ta krijojë një mekanizëm gjyqësor për t’i dënuar krimet e luftës.

“Bërllogun tonë nëse ka duhet ta pastrojmë vetë nuk mund të presim krejt me na pastru të huajt. Këtë situatë duhet ta respektojmë, prej momentit që është votuar unë fare nuk mendoj se  a është mirë apo keq.”

“Janë tri vepra bazike që do të trajtohen, ato janë :“Gjenocidi, krimi kundër njerëzimit dhe shkelje e se drejtës  zakonore të luftës,” u shpreh Koci, njofton Klan Kosova.

Ai tha se çdo variant i gjyqësisë do të ishte më i mirë se ai në rastin e Lushtakut, ai foli për mundësinë e gjykimit edhe të atyre personave që janë shpallur të pafajshëm dhe modalitetet që i përmban ligji për dhomat e specializuara.

“Çdo version çdo variant është më mirë se ky i tashëm, ma keq nuk shkon. Unë jam i bindur që ky rast të ishte gjykuar në tribunal të Hagës zoti Lushtaku ishte shpall i pafajshëm”.

“Kjo gjykatë e ka juridiksionin kohor prej 1 janarit 1998 deri në vitin 2000. Çdo rast që është në këtë periudhë kohore nëse prokuroria gjen ndonjë rast, askush nuk mundet me sigurua që nuk do të gjykohet  nëse del një situatë e re ndonjë dëshmitar apo diçka. Haga ka qenë shumë e kujdesshme në trajtimin e krimeve të luftës ,çdo situatë juridike është e mundshme. Në praktikë është e pamundshme në teori është e mundshme.”

Njëra nga temat e cila tashmë është mjaft e diskutuar në lidhje me mbështetjen financiare të të akuzuarve, avokati mendon që ky është një veprim i drejtë.

“Ky ligj është aprovuar është mirë jo për shkak të avokatëve, por për shkak të familjarëve të akuzuarve”.

“Mund të ndodh që dikush pesë vjet të jetë i akuzuar dhe në fund të shpallet i pafajshëm, shteti mendon për secilin qytetar. Dikush nuk ka mundësi as vizën ta paguajë, as biletën për ta parë një familjar dhe kjo është shkelje e të drejtave; sa i përket të pandehurve kjo është e qëlluar sa i përket avokatëve ashtu kështu avokatët do të paguhen.”

Koci ka theksuar se Specialja si strukturë nuk është aq e komplikuar dhe si pikë kryesore do ta ketë mbrojtjen e dëshmitarëve dhe viktimave.

Avokati pohoi se Gjykata është diskriminuese por beson që ne fund Kosova do të dalë faqebardhë .

“Si strukturë nuk është aq e komplikuar sa shihet në shikim të parë. Qëllimi kryesor është mbrojtja e dëshmitarëve dhe mbrojtja e viktimave.”

Zyra e gjykatës do të jetë në Kosovë selia jashtë, policia do të jetë e veçantë”.

“Unë besoj se procesi do të dalë faqebardhë si ai i Hagës”

“Gjykata është krijuar mbi premisa diskriminuese që do t’i gjykojë krimet vetë të njërës palë, unë besoj në miqtë amerikanë dhe duhet të shikohet si të dalim nga kjo situatë e disfavorshme.”

“Është herët të flasim për jetëgjatësinë e gjykatës, por gjykata do të zgjasë, mendoj që epilogu në fund do të jetë i mirë për neve.”