Info Magazine: Kampionati Botëror, Rusia 2018 NULL NULL 13.06.2018 16:23 13.06.2018 16:23 Kampionati Botëror në futboll, Rusia 2018 nesër nis zyrtarisht. Për këtë ngjarje Redaksia e Sportit në Klan Kosova, përgjatë një muaji do të jetë e angazhuar që të përcjellë çdo detaj nga nisja e kampionatit deri te finalja e madhe. Info Magazine një ditë para hapjes zyrtare të “Russia 2018” do ta trajtojë këtë ngjarje me të ftuarit në studio, që janë trajneri i futbollit, Afrim Tovërlani dhe Ismajl Kasumi, drejtor sportiv. Këtë edicion që nis si rëndom nga ora 17:30 do të ketë lidhje direkte ku do të sqarohet më detajisht ajo që Klan Kosova do ta ofrojë nga nesër për një muaj rresht rreth Kampionatit Botëror. Ndiqeni Info Magazine! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë