Inflacioni në Eurozonë vazhdon të mbetet i lartë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Inflacioni në Eurozonë vazhdon të mbetet i lartë

NULL NULL
21.03.2023 10:57
20 euro

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, ka thënë para Komitetit për Ekonomi dhe Çështje Monetare të Parlamentit Evropian që inflacioni në Eurozonë vazhdon të jetë në nivel të lartë.

Ajo ka raportuar se norma vjetore e inflacionit ka rënë nën 8.5 përqind gjatë muajit të fundit, falë rënies drastike të çmimit të energjisë, raporton Guardian, transmeton KlanKosova.tv.

Lagarde ka paralajmëruar se Banka Qendrore Evropiane  përballet me “nivele të ngritura të pasigurisë” dhe do të marrë një “qasje të mbështetur nga të dhënat” për përcaktimin e normave të interesit.

Në lidhje me rastin e ‘Credit Suisse’ ajo ka theksuar se kanë mirëpritur “veprimin e shpejtë” dhe vendimin e marrë nga autoritetet zvicerane.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.