Inflacioni në Amerikë nën 5 përqind, për herë të parë në dy vjet NULL NULL 10.05.2023 21:14 10.05.2023 21:14 Çmimi i qumështit, biletave të fluturimit dhe veturave të reja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në muajin e fundit ka pësuar rënie. Kjo ka ndihmuar që shkalla e inflacionit të shkojë në pikën më të ulët në dy vjetët e fundit, raporton BBC, përcjell KlanKosova.tv. Norma e inflacionit është regjistruar prej 4.9 përqind për 12 muaj, gjatë prillit, kanë treguar të dhënat zyrtare. Kjo ka qenë për 5 përqind më pak sesa në mars dhe shënon rënien për muajin e dhjetë me radhë. Kjo rënie vjen pasi që Banka Qendrore e ShBA-së ka rritur dukshëm normat e interesit si përpjekje për ta kontrolluar ngritjen e çmimeve. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi Rregullat fiskale, Gjermania dhe Holanda kërkojnë reduktim të borxhit për vendet e BE-së 2 months
Ekonomi Vazhdimi i luftës në Ukrainë, Hungaria bën marrëveshje të reja energjetike me Rusinë 2 months