Infermieri në QKUK u therr nga pacienti që shkoi për të pastruar plagën

Infermieri në QKUK u therr nga pacienti që shkoi për të pastruar plagën

NULL NULL
4 javë më parë

Një infermier në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është therrur sot gjatë orarit të punës nga një pacient.

Infermieri është sulmuar në dhomën e teknikëve në Kliniken e Urologjisë nga një pacient i cili ishte operuar ditë më parë dhe sot kishte shkuar për të pastruar plagën, njofton Klan Kosova

Këtë për Klan Kosovën e konfirmoi mjeku kujdestar, urogolu Avni Fetahu.

Fetahu tregoi se i dyshuari është moshë e re pasi që në klinike kishte shkuar bashkë me nënën e tij dhe pas një debati që kanë pasur i dyshuari ka sulmuar me thikë infermierin në pjesën e abdomenit të majtë.

Sipas Fetahur i dyshuari e bëri gjithë aktin në prezencën e nënës së tij e pastaj ka ikur.

Policia e Kosovës është ende në QKUK duke ekzaminuar vendin e ngjarjes.