“Infermierëve të pandemisë” nuk iu dha paga qe 3 muaj, nuk u paguan as kujdestaritë (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Infermierëve të pandemisë” nuk iu dha paga qe 3 muaj, nuk u paguan as kujdestaritë (VIDEO)

NULL NULL
1 month më parë

Nga ora 09:00 ka nisur protesta e Infermierëve dhe stafit mbështetës të angazhuar ndaj luftës së pandemisë COVID-19 para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë. K

jo protestë po mbahet për shkak të pakënaqësive që kanë për mosmarrjen e pagave për gati tre muaj.

Përfaqësuesja e infermierëve Nurie Uka, në Sytë 7 në Klan Kosova, ka thënë se përveç pagave që nuk kanë marr muajt e fundit, edhe kontratat u përfundojnë në qershor. Andaj, kërkojnë, që t’u vazhdohet edhe kontrata, pasi sipas saj, sektori i shëndetësisë ka nevojë për punën e këtij stafi, pasi ka mungesë të stafit shëndetësor në spitale e qendra të mjekësisë familjare.

Uka, në Klan Kosova, bëri me dije se janë diku rreth 1300 infermierë e mjekë të cilët ishin angazhuar nga viti 2020, për të asistuar në përballje të pandemisë. Të njëjtit, sipas saj, gjatë kësaj periudhe nuk morën as shtesa për kujdestari, ndonëse kanë punuar si krejt stafi i rregullt. E situata e tillë, e me gjithë këto vështirësi punësimi në Kosovë, Nurie Uka, tha se i bënë që mjekët e infermierët e rinj të mendojnë ikjen nga Kosova, si alternativë të detyrueshme.