Infermierët dhe stafi mbështetës kundër COVID-19 të pakënaqur, do të protestojnë nesër (VIDEO) NULL NULL 24.05.2022 10:23 24.05.2022 10:23 Infermierët dhe stafi mbështetës i angazhuar ndaj luftës së pandemisë COVID-19 do të protestojnë për një orë nesër para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë. Kjo për shkak të pakënaqësive që kanë për mosmarrjen e pagave për gati tre muaj. Në një dokument të siguruar nga Klan Kosova thuhet se protesta do të fillojë nga ora 09:00 deri në 10:00. “Ne, infermierët dhe stafi mbështetës të punësuar nga Ministria e Shëndetësisë, në mënyrë paqësore do të shprehim pakënaqësitë tona lidhur me pagat të cilat nuk na janë dhënë për gati tre muaj”, thuhet në dokument. Klan Kosova, ditë më parë, ka raportuar se edhe stafi i angazhuar nga MSh-ja për procesin e imunizimit janë pa paga për gati dy muaj. Po ashtu, asnjëherë nuk janë të bërë të ditura arsyet e këtyre vonesave. Mbi një mijë punonjës janë të angazhuar në luftën kundër pandemisë, njofton KlanKosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024