Infektologu Mehmeti bën thirrje për ndërgjegjësim të shtuar rreth HIV-it NULL NULL 28.06.2025 18:05 28.06.2025 18:05 Klinika Infektive Kosovë 11 raste të reja me HIV/AIDS janë raportuar përgjatë periudhës janar-maj në Kosovë. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, shumica e të prekurve i përkasin gjinisë mashkullore. Lidhur me këtë situatë, shefi i repartit për trajtimin e rasteve me HIV/AIDS në Klinikën Infektive të Kosovës, Murat Mehmeti, ka deklaruar për Klankosova.tv se nevojitet një nivel më i lartë i ndërgjegjësimit publik rreth kësaj sëmundjeje ngjitëse. “Mendoj që ndërgjegjësimi nuk është i mjaftueshëm mbi sëmundjen në fjalë, dhe që duhet rritur edhe më shumë ky ndërgjegjësim”, u shpreh Mehmeti. Ai theksoi gjithashtu se kushtet në repartin ku trajtohen pacientët me HIV/AIDS janë shumë të mira dhe se në dispozicion është terapia antiretrovirale, e cila sipas tij ka rezultuar mjaft efektive te pacientët. Statistikat rriten, ndërgjegjësimi ngec: Si po përballet Kosova me HIV-in? *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestohet 38-vjeçari nga Kosova në Ulqin, dyshohet se shkaktoi një zjarr pasi e gjuajti cigaren 48 minuta më parë