Infektologu Izet Sadiku: Po hyjmë në një periudhë që favorizon përhapjen e COVID-19

Infektologu Izet Sadiku: Po hyjmë në një periudhë që favorizon përhapjen e COVID-19

NULL NULL
1 muaj më parë

Infektologu Izet Sadiku ka shkruar rreth situatës pandemike COVID-19 ku që nga 15 marsi kur u shfaq rasti i parë pozitiv po ballafaqohen qytetarët e vendit.

Infektologu nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook thotë se rënia e numrit të rasteve ditëve të fundit, s’duhet të krijojë kënaqësi e të sillemi të papërgjegjshëm, pasi që sipas tij tani po hyjmë në një periudhë e cila favorizon përhapjen e këtij virusi, njofton Klan Kosova

Sadiku mes tjerash thotë se paraqitja e gripit sezonal e komplikon situatën rreth dignostifikimit më të shpejt për koronavirus, lirimi i masave dhe qëndrimi i njerëzve në hapësira të mbyllura rrit mundësinë e përhapjes së COVID-19.

Postimi i plotë i tij (pa ndërhyrje):

COVID19- si duhet ecur më tutje

Kosova në ditët e fundit ka shënuar rënje te rasteve me COVID19.

Kjo është si pasojë e masave që ka marre qeveria për parandalimine COVID19 dhe angazhimi i qytetarëve në respektimin e masave nga ana e qytetarëve.

Por kjo situatë nuk guxon të krijoj knaqësi dhe të sillemi papërgjegjëshëm.

Tani po hym ne nje periudhe e cila e favorizon përhapjen e COVID19 si :

🦠paraqitja e gripit sezonale që e komplikon situatën rreth dignostifikimit më tê shpejt ,
– lirimi i masave dhe
– qëndrimi i njerëzve na hapsira të mbyllura errit mundësin per bartje së sëmundjes.

Për këtë arsye duhet një anahzhim i të gjithëve, i qytetarëve dhe i institucioneve me qëllim që të mbajm numrin e vogel të rasteve dhe kështu bashkarishtë të shpëtojmë jetë.

Në këtë ballafaqim, rolin primar duhet ta mbajnë profesionistët shëndetësor e në asnjë mënyrë nuk duhet politikanët të dalim para profesionistëve shendetësor.

#mbajemasken#mbajedistancen#mbajehigjenen.