Indonezi, 11 nxënës mbyten gjatë aksionit për pastrimin e lumit NULL NULL 16.10.2021 09:30 16.10.2021 09:30 11 studentë u mbytën ndërsa 10 të tjerë u shpëtuan gjatë një udhëtimi me shkollën për pastrimin e lumit në provincën Perëndimore të Indonezisë. Sipas raporteve, 150 nxënës nga një shkollë e mesme islame po ecnin përgjatë bregut të lumit Cileueur në Ciamis, kur 21 nxënës ranë në ujë. “Moti ishte i mirë dhe nuk pati përmbytje”, tha Deden Ridwansyah, shefi i Zyrës së Kërkimit dhe Shpëtimit në Bandung. “Ata fëmijë që u mbytën mbanin duart e njëri-tjetrit. Njëri prej tyre rrëshqiti dhe të tjerët e ndoqën”, tha Ridwansyah. Disa raporte thanë se studentë të moshës mes 12 dhe 15 vjeç po përpiqeshin të kalonin lumin kur ndodhi aksidenti. Disa mësues u plagosën gjithashtu gjatë përpjekjes për të shpëtuar nxënësit. “Ekipet e kërkimit i gjetën të gjitha viktimat në drejtim të rrymës”, tha shefi i qarkut Herdiat Sunarya. Thuhet se studentët nuk mbanin pajisje personale notimi, shkruan DW, përcjell Klankosova.tv. Të gjithë studentët u llogaritën kur operacioni i kërkimit përfundoi të premten në mbrëmje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sveçla takohet me Ballën, bien dakord që Policisë së Kosovës t’i bashkohet Taskforca e Përbashkët e Migracionit 12 minuta më parë
Lajme U hetuan dhe vëzhguan fshehurazi për një kohë të gjatë, arrestohen dy të dyshuar për drogë e armë 29 minuta më parë