Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Individi nuk ka mundësi me ble para false me thasë” (VIDEO)

NULL NULL
22.11.2024 15:57
MAT - Klan Kosova - Selatin Kaçaniku - Paraja false - Konsumatori
MAT - Klan Kosova - Selatin Kaçaniku - Paraja false - Konsumatori

Paraja false kontrabandohet nga jashtë, por edhe prodhohet në Kosovë.

Faji mbetet midis bizneseve dhe konsumatorëve. Kështu së paku nga ata që mbrojnë të drejtat e njërës dhe palës tjetër.

Selatin Kaçaniku, nga shoqata “Konsumatori”, fillimisht kritikon institucionet shtetërore për lëvizjen e parave false nëpër xhepat e kosovarëve.

“Policia edhe Dogana në kufi duhet ta përcjellin kamerën, nëse nuk e përcjellin kamerën, humbin gjurmët, video. Shteti duhet t’ia këpus së paku një hallkë zinxhirit dhe pastaj shpartallohet vetvetiu”, thotë Kaçaniku për emisionin MAT në Klan Kosova.

Pas shtetit, Kaçaniku një pjesë të fajit hedh tek bizneset.

“Biznesi ka mundësi t’i blejë 10 kg, 2-she falso, ose 10 kg, 50-she falso dhe t’i fusë  në treg përmes transaksioneve biznesore. Individi nuk ka mundësi me ble para false me thasë, por e blen një sasi 4-5-10 sosh”, vijon ai.

Ndërkaq Besart Dreshaj nga Lidhja e Bizneseve të Kosovës flet për pasojën që shkak ka konsumatorët.

“Duke bërë krahasimin me shtetet e Evropës, Kosova dhe regjioni më shumë praktikojnë keshin dhe shumë pak paguajnë në mënyrë elektronike. Kjo është arsyeja pse ka depërtuar falsi më shumë dhe ka pasë ndikim që të bëhet shtrirja dhe dëmtimi i qytetarëve dhe bizneseve të jetë më i madh. Në Kosovë llogaritet që qarkullimi dhe blerja bëhet me kesh dhe jo në mënyrë elektronike”, shprehet Dreshaj.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.