Indiana rikthehet fuqishëm, mposht Oklahoman dhe kalon në avantazh në serinë finale të NBA-së NULL NULL 12.06.2025 09:39 12.06.2025 09:39 Obi Toppin i Indiana Pacers ngulit në ndeshjen ndaj Oklahoma City Thunder, 12 qershor, 2025. Foto: AP Indiana Pacers triumfuan ndaj Oklahoma City Thunder me rezultatin 116-107 në ndeshjen e tretë të serisë finale të NBA, duke kaluar në epërsi 2-1. Ylli i ndeshjes ishte Bennedict Mathurin, i cili shënoi 27 pikë nga stoli, ndërsa Tyrese Haliburton shtoi 22 pikë, 11 asistime dhe 9 kërcime. Kontribut të rëndësishëm dha edhe Pascal Siakam me 21 pikë. Banka rezervë e Pacers bëri diferencën, duke shënuar plot 49 pikë, krahasuar me vetëm 18 të rezervave të Thunder. Për ekipin nga Oklahomas, më i miri ishte Jalen Williams me 26 pikë të realizuara. Ndeshja ishte e fortë ku pati 15 barazime gjatë lojës, por Pacers arriti të shkëputej në minutat e fundit. Ndeshja e katërt e serisë do të luhet të shtunën në mëngjes (sipas orës lokale) në Indiana. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.