Indiana Pacers në finalet e NBA pas 25 vjetësh NULL NULL 01.06.2025 09:07 01.06.2025 09:07 Indiana Pacers, është në finalen e NBA. Ky sukses kaq i madh për këtë skuadër vjen pas 25 vjetësh. Pacers do të përballen me Oklahoma City Thunder, pasi arriti ta mposhtë New York Knick-in me rezultat 108:125. Kjo ndeshje u transmetua edhe në kanalet e platformës më gjigante televizive, Artmotion. Yjet e mbrëmjes ishin, Pascal Siakam dhe Tyrese Hailburton të Indianas, të cilët arritën kuotën e 31 dhe 21 pikëve. Ndeshja e parë e finaleve të NBA-së mes Indiana Pacers dhe Oklahoma City Thunder, do të zhvillohet më 6 qershor pas mesnatës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.