India ul normat e interesit për herë të parë në pesë vjet NULL NULL 07.02.2025 09:37 07.02.2025 09:37 RBI, foto nga Getty Images Banka Qendrore e Indisë ka ulur normat e interesit për herë të parë në gati pesë vjet, lëvizje kjo për të kundërshtuar ngadalësimin e rritjes në ekonominë e tretë më të madhe të Azisë. Banka e Rezervës së Indisë (RBI) uli normën e repos nga 6.5% në 6.25%, në përputhje me pritshmëritë e shumë ekonomistëve, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Norma e repove është niveli në të cilin banka qendrore u jep hua bankave tregtare. Ulja e fundit ndodh kur rritja e PBB-së së Indisë shihet duke u ngadalësuar në nivelin më të ulët katërvjeçar prej 6.7%. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi Muharremi: Ja se si ndikon rritja e çmimit të energjisë në ekonomi dhe në familjet kosovare 15/03/2025