12:16, 9 Korrik 2020

Autoritetet në Indi kanë regjistruar më shumë se 100 mijë raste të Covid-19 në pesë ditët e fundit, sipas shifrave të publikuara nga ministria e shëndetësisë e vendit.

Ministria njoftoi të enjten se kishte identifikuar 24.879 raste të reja në një periudhë 24-orëshe – më e larta e Indisë në një ditë të vetme që nga fillimi i pandemisë.

Tani janë identifikuar gjithsej 767 296 raste në këtë vend. Më shumë se 476,000 njerëz janë shëruar ndërsa 21,129 kanë vdekur pas infektimit me koronavirus, raporton CNN, transmeton Klan Kosova

Konkurs Pune

Lexo më shumë