India ndalon cigaret elektronike NULL NULL 20.09.2019 18:00 20.09.2019 18:00 India ka marrë vendim për ndalimin e prodhimit, importit dhe shitjes së cigareve elektronike, duke thënë se ato paraqesin rrezik për shëndetin. Një urdhër ekzekutiv ishte miratuar që ndalonte produktet e tymosjes elektronike për shkak të ndikimit të tyre tek të rinjtë, tha Ministri i Financave Nirmala Sitharaman. Nuk është e qartë nëse urdhri do të ndalojë përdorimin e pajisjeve për tymosje. India ka më shumë se 100 milionë duhanpirës të rritur, duke e bërë atë një treg të madh potencial për kompanitë e cigareve elektronike. Ndalimi do të përfshijë burgim deri në tre vjet për shkelësit. Produktet tradicionale të duhanit nuk preken. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Pesë metoda të thjeshta që do të ndihmojnë të gjithë ata që janë shpesh të përgjumur dhe të lodhur 18/03/2024
Këshilla mjekësore Ekspertët thonë se metoda "Wim Hof" e frymëmarrjes mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kronike 17/03/2024