India do ta shënojë ditën e pavarësisë me distancë dhe numër të kufizuar të aktiviteteve festive NULL NULL 14.08.2020 11:42 14.08.2020 11:42 India është duke i bërë përgatitjet që më 15 gusht të shënojë ditën e pavarësisë, por shkaku i pandemisë COVID-19 do të ketë kufizime në organizimin e aktiviteteve festive. Garda e nderit do të parakalojë gjatë festimeve dhe do të jetë e përbëre nga ushtria, marina, forcat ajrore dhe personeli i policisë, transmeton Klan Kosova. Të gjithë mysafirët e ftuar do të jenë të detyruar të bartin maska dhe të mbajnë distancën deri në gjashtë metra. Qeveria indiane po ashtu ka kufizuar edhe lëvizjet drejt “Kalasë se Kuqe” ku tradicionalisht bëhen festimet e pavarësisë,shkruan CNN. Pjesëmarrja në ngjarje do të bëhet me ftesa të veçanta dhe shumica e të ftuarve janë zyrtarë të huajë, diplomatë dhe media. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Moderatori, Kurtit: Duket që nuk e ke problem nëse po e hidhëron dikë - Kurti: Kritika është e shëndetshme 19/03/2024