Indi : Stuhia merr jetën e 33 personave - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Indi : Stuhia merr jetën e 33 personave

NULL NULL
22/04/2015

Së paku 33 persona kanë humbur jetën gjatë një stuhie të fuqishme që ka goditur shtetin lindor Indian, Bihar.

Mediat indiane raportojnë se mijëra objekte banimi e prona të banorëve të varfër të zonës janë shkatërruar.

Sipas zyrës së parashikimit të motit në Indi stuhia në kohën e goditjes kishte shpejtësi deri në 65 km në orë .

Stuhi si kjo janë të zakonshme në pjesë të ndryshme të Indisë të cilat paraprihen nga të reshura të mëdha që marrin shumë jetë njerëzish dhe shkaktojnë dëme të mëdha.