20:13, 16 Maj 2019

Qindra kanaçe boshe të plastikës presin në radhë në tokë të thatë dhe të pluhurosur.

Banorët e lagjes së Vasant Kunj në jug të Delhi, një nga qytetet më të mëdha dhe më të varfra, qëndrojnë në rend duke pritur që një cistern e ujit nga qeveria të arrijë tek ta.

Kanë kaluar dhjetë ditë që kur ata kishin marrë ujë.

“Është shumë e vështirë të jetosh kështu”, tha Fatima Bibi, 30 vjeçe, e cila është përgjegjëse për organizimin e ujit për lagjen e varfër.

“Gjithçka vjen nga ky ujë, gjithçka. Gatimi, pastrimi, larja”.

Fatima Bibi is in charge of water distribution for the Vasant Kunj slum.

Dhjetë minuta larg janë qendrat tregtare luksoze të Delhi, ku mund të blesh një palë atlete për 1 mijë dollarë.

Por në këtë pjesë të qytetit njerëzit jetojnë në kasolle të mbushura fort me hekur.

India është duke u përballur me krizën më të madhe të ujit në historinë e saj, me 600 milionë njerëz që kanë mungesë ekstreme të ujit.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë