Indeksi i KDI-së për 2022: Komuna e Skenderajt më transparentja - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Indeksi i KDI-së për 2022: Komuna e Skenderajt më transparentja

NULL NULL
24.05.2023 11:56
Komuna e Skenderajt

Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Transparency International Slovakia dhe mbështetjen financiare të SlovakAid ka publikuar Indeksin e Transparencës për Qeverisjen Komunale për vitin 2022.

Në këtë indeks, Komuna e Skenderajt është renditur si më transparentja, njofton Klan Kosova.

“Indeksi i transparencës në qeverisjen komunale për vitin 2022 e rendit komunën e Skenderajt më transparenten me 92.63 pikë (nga maksimumi prej 100 pikëve në 87 treguesit e matur), pasuar nga komunat e Lipjanit dhe Mitrovicës të vlerësuara me 91.13 pikë, Prizreni (90.63 pikë), Drenasi (89.88 pikë), Prishtina (89.13 pikë), Rahoveci (88.94), Ferizaj (86.94 pikë), Gjakova (85.38 pikë) dhe Hani i Elezit (83.62 pikë), dhe Dragashi (82.73 pikë)”.

“Pesëmbëdhjetë (15) komunat me rritjen më të lartë të transparencës krahasuar me vitin 2021 janë Skenderaj, Istogu, Deçani, Prizreni, Malisheva, Kamenica, Hani i Elezit, Dragashi, Drenasi, Klina, Juniku, Suhareka, Obiliqi, Lipjani dhe Graçanica”.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

klankosova.tv