Incidenti në Prizren, nxënësi theri me thikë shokun e tij (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 17.03.2023 20:30 nga Qendresa Sinani 17.03.2023 20:30 Një incident ka ndodhur një ditë më parë në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren. Aty një ditë më parë, një nxënës e therri me thikë shokun e tij. Mjetin e ftohtë nuk ia vërejti askush deri në momentin që i mituri e kreu veprën. Shkaqet që ndikuan në zhvillimin e ngjarjes po i heton policia, që thanë se dyshojnë që rasti ndodhi pas një mosmarrëveshje të mëhershme mes të dyja palëve. Nxënësi i lënduar në këmbë mori trajtim në spitalin e Prizrenit dhe është në gjendje stabile. Por si ai, ka mundur të pësoj edhe ndonjë tjetër në një shkollë në Demjan të Gjakovës. Edhe këtu, një nxënës në orë mësimi po mbante me vete një thikë. Policia më pas e arrestori 16 vjecarin dhe e dergoi në mbajtje si të dyshuar për veprat “Kanosje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”.
Kosova Kurti: Për hollësitë e dialogut mund të flasim në seancë me dyer të mbyllura ose me liderë politikë 2 months
Kosova Abdixhiku, Kurtit: Shpifje të thuhet që partitë opozitare provojnë ta rrëzojnë qeverinë me ndërkombëtarët 2 months
Kosova Tahiri (AAK): Sa më prezentë që jeni në Washington, aq më shumë Kosova afrohet me Amerikën 2 months