Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Incidenti në Baicë, i plagosuri në gjendje kritike në QKUK (VIDEO)

NULL NULL
nga Arbreshë Uka 11.03.2023 20:17

Një 50 vjeçar u gjet i plagosur në një thellësi malore të fshatit Baicë në Drenas, rreth orës 15:00 të së premtes.

Besohet se fillimisht viktima M.H i cili është nga Skenderaj, bashkë me dy të dyshuarit u takua diku në Drenas prej nga edhe morën rrugën për në Baicë.

Ndaljen e fundit me veturë e bën disa qindra metra më larg prej vendit të ngjarjes, ku pronarin e veturës të tipi “Audi” dy bashkudhëtarët e futën në pyll, ku dyshohet se përveç që e rrahën fizikisht edhe e plagosën me armë.

Dy të dyshuarit u arratisën me veturën e viktimës, ndërkaq i plagosuri u gjet në rrugë në afërsi të një gurëthyesi nga punonjësit aty.

Pas ardhjes së policisë në vendin i ngjarjes, M.H ka deklaruar para tyre se njihet me njërin prej të dyshuarve.

Ekipi i Urgjencës së QKMF-së në Drenas ka konstatuar se gjendja e viktimës është e rëndë dhe me disa plagë, ku të njëjtin pas trajtimit fillestar e kanë transferuar për në QKUK.

Deri më tani policia ka arritur ta prangos 22 vjeçarin Q.B, ku ndaj të njëjtit është hapur rast për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, kurse L.Z po kërkohet nga policia.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.