Incidenti mes mjekut dhe infermierit, deklarohen nga policia NULL NULL 03.12.2021 13:50 03.12.2021 13:50 Një mjek specializant i Ortopedisë dyshohet se mëngjesin e sotëm ka sulmuar një infermier të Klinikës Emergjente. Kështu ka mësuar Klan Kosova përmes burimeve të saj. Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë e Kosovës për të marrë detaje për rastin. Zëdhënësi i policisë rajonale të Prishtinës, Agron Borovci ka konfirmuar të ketë ndodhur vetëm një mosmarrëveshje mes mjekut dhe infermierit. “Rreth orës 09:00 është pranuar informata për një mosmarrëveshje të ndodhur në mes të dy personave në qendrën emergjente në Prishtinë.” Tutje ka deklaruar se policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve për sqarimin e rrethanave të rastit. “Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar palët për në stacionin policor, si dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve për sqarimin e rrethanave të rastit” Mjeku specializant i Ortopedisë sulmon infermierin e Klinikës Emergjente *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sonte në Kiks Kosova - Të bijat fajësojnë mjekët në Gjakovë dhe Rahovec për vdekjen e babait (VIDEO) 1 day