Incident tek Bashkia e Tiranës, protestuesit e PD përplasen me mundësit NULL NULL 15.08.2024 13:14 15.08.2024 13:14 Protesta para Bashkise se Tiranes Protesta e radhës e opozitës para Bashkisë së Tiranës ka nisur me një incident, ku janë përfshirë edhe mundësit e ekipit kombëtar, Zelimkhan Abakarov dhe dyshja Islam Dudaev e Chermen Valiev, të cilët ia dolën të fitonin dy medaljet e para në historinë e Shqipërisë në Lojërat Olimpike të Parisit. Sportistët dhe stafi i Federatës së Mundjes kanë qenë duke dalë nga dera kryesore e institucionit, kur disa protestues i janë drejtuar me gjuhë agresive dhe fyese. Mundësit dhe trajneri i tyre ishin duke realizuar disa foto te bashkia, por janë kundërshtuar nga protestuesit e opozitës, të cilët i kanë akuzuar se “po përdoren nga Erion Veliaj”. Në pamjet e siguruara nga A2 CNN shihet se policia ka krijuar një mur ndarës mes protestuesve dhe mundësve të natyralizuar si shqiptarë, të cilët largohen pas disa momentesh të tensionuara. Sportistët u larguan pasi realizuan fotot pavarësisht kundërshtive të demokratëve, shkruan A2 CNN. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025
Kosova Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) 01/07/2025
Lajme Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër 01/07/2025