Lajmet e fundit

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pas një përleshjeje në Zubin Potok, ndërsa Policia ka arrestuar katër të dyshuar, tre prej të cilëve të mitur.
Rasti ka ndodhur më 2 tetor, rreth orës 23:35. Sipas Policisë, gjatë një përleshjeje ka mbetur i lënduar viktima, i cili është dërguar për tretman mjekësor.
Pas ekzaminimit, mjeku ka konstatuar se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa për shkak të gjendjes së tij shëndetësore është planifikuar transferimi në një shtet tjetër për trajtim të mëtejmë.
Policia ka arrestuar katër të dyshuar lidhur me rastin, nën dyshimin për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Pjesëmarrje në rrahje”.
Me vendim të prokurorit, njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa tre të dyshuarit e mitur janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.