Incident në QKN në Prishtinë, një person hyn “live” në TikTok (VIDEO) NULL NULL 12.02.2025 23:47 12.02.2025 23:47 Në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, gjegjësisht në sallën “1 Tetori”, ditën e djeshme ndodhi një incident, ku komisionerët e LDK-së dhe të LVV-së për pak sa nuk u rrahën fizikisht. E tëra ishte për shkak të një vote, e cila nga komisioneri i LVV-së u tha se është e pavlefshme, kurse ai i LDK-së e tha të kundërtën. Aty intervenoi edhe Policia për të qetësuar situatën. Ndërkaq edhe sonte në po këtë qendër është raportuar për një incident tjetër. Siç raporton gazetarja e Klan Kosova nga QKN Prishtinë, Altiana Zogaj, një person ka hyrë “live” në TikTok nga hapësira ku po bëhet numërimi i votave për deputetë. “Ka ndodhur një incident ku disa persona janë fjalosur mes vete pasi njëri nga ta gjithashtu ka shfrytëzuar TikTokun duke e paraqitur procesin e numërimit të votave para audiencës së tij”, tha gazetarja Zogaj, teksa shtoi se nuk dihet nëse ka të arrestuar për rastin. Ndërkaq, njërit nga vëzhguesit e QKN-së “1 Tetori” i është shqiptuar një tiketë nga Policia e Kosovës për prishje të rendit dhe qetësisë. Procesi i numërimit të votave për deputetë po vazhdon në disa komuna, por që ky proces është përcjellë me shumë probleme teknike. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti bën homazhe tek varri i Selim Berishës: E kam njohur personalisht vinte në zyrën e Demaçit 20/03/2025