Lajmet e fundit

Policia ka arrestuar një burrë në Viti, i cili dyshohet se aksidentalisht ka qëlluar me armë një person tjetër.
Viktima, mashkull kosovar, ka pranuar tretman mjekësor pas incidentit, transmeton Klankosova.tv.
Në lidhje me rastin, Policia ka konfiskuar një armë, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
“Viti 02.10.2026-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se aksidentalisht ka qëlluar viktimën mashkull kosovar i cili ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin një armë është konfiskuar, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, tha policia nw raport./Klankosova.tv