Lajmet e fundit

Katër gra janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht një grua.
Sipas raportit policor, incidenti ka ndodhur rreth orës 16:00. Viktima, pas sulmit, është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Të dyshuarat janë intervistuar nga policia dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.