Incident elektoral në Kukës - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Incident elektoral në Kukës

NULL NULL
14/06/2015

Kandidati i ASHE për Bashkinë e Kukësit Hasan Halili është sulmuar ditën e djeshme nga një person i cili ka dashur ta godasë.

Denoncimin e kanë bërë kryetari i PS në Kukës Ylber Duraku dhe Qemal Elezi i LSI.Sipas tyre një person është futur në takimin elektoral që kishte organizuar Halili dhe ka tntuar ta godasë me një celular, transmeton Mapo.

Ngjarja ka ndodhur në një takim të mbajtur dje rreth orës 19:00 në fshatin Shtiqën të Kukësit.

Agresori erdhi me shpejtësi marramendëse. Makina hyri në mes të turmës, kur unë po flisja, pasi kishte mbaruar prezantimin e platformës kandidati ynë.  Në momentin që mora mikrofonin dhe nisa të flisja papritmas pamë një person që na hyri në mes të turmës dhe gjuajti me celular drejt ambientet ku ishte  ulur kandidati dhe ne, shoqëruesit e tij”, thotë Duraku.

Ndërkohë kryetari i LSI-së Elezi e quan incident me prapavijë politike dhe i bën thirrje si deputetit demokrat Flamur Noka dhe kandidatit të djathtë Bashkim Shehu të qetësojnë simpatizantët e tyre.