Inaugurohet super hoteli “The Plaza Tirana” (VIDEO) NULL NULL 18.11.2016 15:19 18.11.2016 15:19 Hotel “The Plaza Tirana” një nga ndërtesat më të veçanta të ngritura ndonjëherë është inauguruar mbrëmë në një ceremoni madhështore. Do të jetë në fakt kjo qiellgërvshitse sipas të gjitha gjasave simbolika e re e Tiranës që siç edhe kryeministri tha se kjo kullë dhe të tjera do jenë qyteti i së ardhmes. Ndërsa në emër të aksionarëve të Hotel ” The Plaza Tirana” foli zoti Behar Male i cili tregoi rrugën e gjatë dhe jo pa pengesa të ndërtimit të këtij objekti të rrallë për nga arkitektura dhe me 5 yje nga shërbimet. Më pas të 4 themeluesit u bashkuan në një moment solemn. Në ceremoninë e inaugurimit të “Hotel The Plaza Tirana” morën pjesë personalitete të larta të vendit. Që nga Kryeministri Edi Rama që shoqërohej nga bashkëshortja Linda, lideri i opozitës Lulzim Basha, ministra të kabinetit, ish-presidenti Moisiu, Kryetari i Bashkisë por edhe ish kryetar e ish kryeministra të cilët kanë qenë pjesë e tavolinave ku është diskutuar fati i qiellgërvishtëses më të bukur aktualisht në kryeqytet. Ishin pa dyshim edhe përfaqësues të medias, biznesit, kancelaritë në Tiranë, modës, të cilët vizituan ambientet e ndryshme të “The Plaza Tirana” “The Plaza Tirana” është një produkt tërësisht shqiptar por për ndërtimin e saj kanë marrë pjesë mbi 20 arkitektë nga vende të ndryshme të botës, belgë, italianë, gjermanë, austriakë, grekë, francez duke realizuar me shumë sesa një hotel një vepër arti e cila ka marr çmime që në dy vitet e para të ekzistencës si ai në Moma në NY dhe në Bienalen e Venecias. “The Plaza Tirana” është i vendosur në qendër të Tiranës ose siç njihet ndryshe në kilometrin zero. Pamja që mund të shohësh nga dhomat është e jashtëzakonshme. qyteti vjen nga të 4 anët me ngjyrat, realitetet e tij. dhomat janë të areduara në mënyrë unike ku asnjëra nuk i ngjan tjetrës. ato i bashkon stili minimalist dhe orkidetë e freskëta. Janë gjithsej 4 suita ekzekutive secila me personalitetin e saj. njëra prej tyre, presidencialja, mirëpret çdokënd që mund të provojë një shërbim përrallor. Në suitën presidenciale mund të shijoni një film në dhomën e kinemasë, me një televizor super HD, por e besoni apo jo, në suitën presidenciale mund të luani edhe playstation. Shërbimi Spa është një nga më të mirët në botë. Hoteli ofron Spa të përgjithshme por edhe privatësi. Një çift mund të përdorë një Spa të gjithën për vete. (Vendosen pamjet nga Spa private) Edhe dikush që jeton në kryeqytet mund ta shoh mundësinë për t`u arratisur edhe duke mos ndryshuar lokacion. Një fundjavë tek “The Plaza Tirana” një darkë romantike në dy restorantet ku në njërin do gjeni ushqimin italian ndërsa nëse jeni për diçka më romantike mund të provoni Fine Dining. Në restorantin e tretë mund të shijoni një mëngjes prej vërteti me shije të freskëta. Palestra është në dispozicion 24 orë për banorët e hotelit ku pa dyshim vijnë të rejat më të fundit nga fitnesi. Ky hotel ka 2 bare dhe një coffe house që janë të aksesueshme edhe për të jashtmit. Nëse ju ndodh të kaloni rastësisht në rrugën 28 nëntori në sheshin e ushtarit të panjohur, mos u çudisni. Jeni ende në Shqipëri pavarësisht se pamja mund t`ju hutojë. Kjo kullë e bukur me 5 yje është Shqipëria e re! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Në 82-vjetorin e lindjes së Ukshin Hotit, organizohen aktivitete përkujtimore 37 minuta më parë