Ina Dajçi zgjedhet Miss Universe Albania 2021 NULL NULL 10.07.2021 00:13 10.07.2021 00:13 Ina Dajçi është zgjedhur Miss Universe Albania 2021. Në këtë garë të bukurisë, që u mbajt për dy netë me radhë, fituese u shpall 27 vjeçarja nga Tirana e cila do ta prezantojë Shqipërinë në Miss Universe 2021. Kurora e bukurisë iu dorëzua nga Paula Mehmetukaj e cila e kishte përfaqësuar Shqipërinë në Miss Universe 2020. “Miss Univerese” u transmetua në Vizion Plus dhe Klan Kosova ndërsa në natën finale të garës së bukurisë përformuan artistët shqiptarë si Dafina Zeqiri, Alban Skënderaj, Anxhela Peristeri, Redon Makashi dhe Kamela Islamaj.