21:44, 4 Qershor 2020

Edicioni i sontëm special në Klan Kosova do të jetë i begatë porsa i përket të ftuarve por edhe me temat që do të shtjellohen.

Me kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, që është edhe anëtarë i Kryesisë së LDK-së, do të flitet për Qeverinë Hoti dhe trajtimin e mëtejmë të situatës me pandeminë.

Selim Pacolli, nënkryetar i Prishtinës, flet për projektet infrastrukturore në kryeqytet dhe situatën politike, sikurse edhe Teutë Rrusta nga PSD me të cilën do të diskutohet edhe mbi reagimin policor mbi aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Për këto dhe të tjera, ndiqeni Edicionin Special që nis si rëndom nga ora 23:00!

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë