Implikimet e Vatikanit për pronën e kontestuar mes Ipeshkvisë e Komunës së Prishtinës? - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Implikimet e Vatikanit për pronën e kontestuar mes Ipeshkvisë e Komunës së Prishtinës?

NULL NULL
10/11/2015
Erdoan Hashani në Ora e Fundit në Klan Kosova: Ne kemi pritur që vendimi do të merret në të mirë të Komunës jo të Ipeshkvisë, por vendimi është marrë për përfitime të tyre. Të Katedrales. Nuk kanë menduar për ne. Jemi 70 familje që burim jetese i kemi këto lokale. Ne mendojmë që këtu ka implikime politike, madje mendoj që ka ndikuar edhe Vatikani.

Një kontest pronësie në mes të Ipeshkvisë së Kosovës dhe pronarëve të lokaleve afër Katedrales të përfaqësuar nga Komuna e Prishtinës, ka zgjatur tash e tre vjet.

Por Gjykata ka vendosur që të drejtë të plotë t’i japë Ipeshkvisë, duke e rrëzuar një vendim të mëhershëm të Gjykatës së EULEX-it, i cili kishte vendosur në favor të pronarëve të lokaleve e jo Ipeshkvisë, njofton Klan Kosova.

Përfaqësuesja e lokaleve afër Katedrales, Drita Rexhepi, ka thënë në Ora e Fundit të Klan Kosovës se është shumë e befasuar me vendimin e Gjykatës, sepse dhënia e një vendimi të tillë është shumë e gabuar dhe e padrejtë.

“Në vend që ta refuzojë padinë dhe kërkesën e Ipeshkvisë, Gjykata sjell vendimin që Ipeshkvia ka të drejtë, që kjo të jetë pronare e një hapësirë prej më shumë se një hektari”.

“Pse Ipeshkvia nuk është thirrur që nga 2005 në pretendimin që edhe dyqanet janë pjesë e pronës së tyre, por kur janë rrënuar dyqanet për t’u ndërtuar qendra tregtare. Atëherë Ipeshkvia ka reaguar duke thënë se prona e tyre është më e madhe”.

“Gabimi që ka ekzistuar në komunë është korrigjuar. Nuk e di se ku u bazuan gjyqtarët. Në çfarë prova, se kjo pjesë i takon katedrales?”.

Kurse një zejtar që shfrytëzon tokën e kontestuar për të zhvilluar zejen e tij, u ankua se për këtë rast ka ndërhyrje nga institucione ndërkombëtare fetare.

“Ne kemi pritur që vendimi do të merret në të mirë të Komunës jo të Ipeshkvisë, por vendimi është marrë për përfitime të tyre. Të Katedrales. Nuk kanë menduar për ne. Jemi 70 familje që burim jetese i kemi këto lokale. Ne mendojmë që këtu ka implikime politike, madje mendoj që ka ndikuar edhe Vatikani”, tha Erdoan Hashani.

Ndërsa Drita Rexhepi pohoi se “është bërë ankimimi kundër këtij vendimi”.

Madje zejtari Hashani deklaroi se “nëse edhe në shkallën e dytë nuk ndryshohet vendimi ne do të ndërmarrim protesta në forma më radikale”.

klankosova.tv

r2