IML: Laboratori i Toksikologjisë është jashtë funksionit, shkak renovimi NULL NULL 09.07.2025 16:54 09.07.2025 16:54 Instituti për Mjekësinë Ligjore ka bërë të ditur se Laboratori i Toksikologjisë në këtë institucion është jashtë funksionit për shkak të procesit të renovimit në te gjitha hapësirat e brendshme të objektit të IML-së, përfshirë dhe hapësirën e laboratoreve. Në një njoftim të lëshuar për media sot thuhet se menjëherë pas përfundimit të këtij procesi në shtator, do të bëhet servisimi dhe kalibrimi i pajisjeve dhe aparaturave laboratorike, në mënyrë që të sigurohet analizimi i mostrave sipas standardeve të kërkuara. ‘Duke marrë parasysh natyrën jashtëzakonisht të ndjeshme të pajisjeve, si dhe kompleksitetin teknik të sistemit të gazrave i cili përdoret në këtë laborator, zhvendosja e tyre në një hapësirë tjetër gjatë kësaj periudhe ka qenë e pamundur”. “Gjithsesi, gjatë kësaj periudhe kohore të mosfunksionimit të laboratorit, me urdhëresë të prokurorëve përkatës, një numër i caktuar i mostrave janë dërguar dhe do të dërgohen për analizim toksikologjik në vendet e rajonit dhe Evropës”, thuhet në njoftim. IML-ja shtoi se kjo deklaratë erdhi sot pas një mori pyetjesh që morën për funksionimin e Laboratorit të Toksikologjisë, pasi u raportua sot gjatë ditës se rasti i Agon Zejnullahut është dëguar për në shtetet e BE-së. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpërthejnë mesazhet, viktimat e Mërgim Gashit flasin hapur për mashtrimet (VIDEO) 24 minuta më parë
Kosova Pritën krejt natën në aeroport, i kishte blerë vajzës dhuratë biletën e falsifikuar (VIDEO) 49 minuta më parë
Kosova Dosja e Prokurorisë ndaj pesë policëve të dyshuar për vrasje nga pakujdesia të 27-vjeçarit në Lipjan 3 orë më parë