Imeri: Evropa duhet të bëjë hapa që secili shtet të prezantohet me emër (VIDEO) NULL NULL 06.10.2022 18:02 06.10.2022 18:02 Ligjëruesi për politika ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Dorajet Imeri, e konsideron si shumë të rëndësishëm udhëtimin e presidentes, Vjosa Osmani, për në Pragë ku do të marrë pjesë në samitin e parë të Komunitetit Politik Evropian. Imeri, në Info Magazine në Klan Kosova, tha se Evropa dhe Bashkimi Evropian duhet të bëjnë më shumë që shtetet të përfaqësohen me emrin e shtetit dhe të bëjnë më shumë presion ndaj shteteve mosnjohëse të Kosovës, njofton Klankosova.tv. “Evropa si tërësi dhe Bashkimi Evropian si bashkësi duhet që të bëjnë hapa sa më shpejt që secili shtet të përfaqësohet me emrin e shtetit respektivisht. Kur them kështu mendoj që të fillojë një presion më i madh ndaj shteteve që se kanë njohur Kosovën në mënyrë që në samitet e ardhshme secili vend të prezantohet me emrin e vetë”. “Kosova mund të jetë arsyeja që përfaqësuesit u prezantuan vetëm me emër e mbiemër për të treguar se konferenca qëndron unike sa i takon këtij pozicionimi”, tha Imeri. Mes tjerash, Imeri tha se prania e Kosovës në Komunitetin Politik tregon të ardhmen evropiane të saj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë